Saubermacher Tetovë kryen shërbime komunale në territorin e komunës së Tetovës,
përkatësisht grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave komunale në deponinë rajonale
të Rusino.
Misioni kryesor i kompanisë është përmbushja adekuate e nevojave publike, si dhe
ofrimi i rregullt dhe cilësor i shërbimeve (menaxhimi i mbeturinave), në dispozicion
të të gjithë qytetarëve dhe personave juridikë në qytetin e Tetovës dhe rajonit,
përfshirë mbrojtjen e mjedisit jetësor.