Shkolla me punë të rregullt mësimore ka filluar në vitin 1969. Në fillim objekti i
shkollës i ka plotësuar nevojat e përgjithshme për mbajtjen e mësimit të rregullt,
por me kohë, për shkak të migracionit të madh të popullësisë në rajonin e shkolllës,
ajo me kohë është ballafaquar me mungesën e lokalit dhe me numrin e madh të
nxënësve.
Në vitin 2009 me donacion të firmës “Ecolog” u bë renovimi i tërësishëm i objektit
të shkollës dhe i tereneve sportive, parkingut dhe rrethojës së oborrit. Me këtë
shkolla fitoi një pasqyrë krejt tjetër duke u mundësuar nxënësve dhe arsimtarëve
punë në kushte normale. Vitin shkollor 2012/2013 shkolla fillore “Naim Frashëri“ do
ta fillojë me këtë numër të paraleleve dhe të nxënësve.