Teatri i Tetovës është një ndër teatrot më të reja në Republikën e Maqedonisë. Pas
një kërkese këmbëngulëse të aktorëve të Tetovës për krijimin e një hapësire skenike
ku ata do të mund të interpretojmë, në vitin 2007 formohet Institucioni Nacional –
Teatri i Tetovës me një ekip të përbërë prej 15 aktorë dhe 15 punëtor administrative
dhe skenik.
Inaugurimi i këtij institucioni u be me premierën e shfaqjes “Çmendina” më 22 Tetor
2007.
Mungesa e objektit dhe kushteve të nevojshme për funksionim normal të një Teatri,
asnjëherë nuk kanë qenë pengesë që ky institucion kulturor të nxjerrë gjithsej 22
shfaqje teatrore të suksesshme që janë prezetuar në festivale të ndryshme në
Maqedoni dhe në rajon përfshirë festivalin me renome ndërkombëtare “MESS” në
Sarajevë, BH në tetor të vitit 2012 me shfaqjen “Akuariumi” me tekst të Refet Abazit
dhe regji të Luca Cortina.