Dita e patronatit të shkollës shënohet që nga fillimi, gjegjësisht prej kur ka
filluar të funksionojë shkolla me punë.
Karakteristikat kryesore: Njëkatëshe. Objekti i kësaj ndërtese është e vendosur në
hyrje të fshatit ne pjesen jugore dhe disponon me oborr vetanak dhe me një fushë të
vogël volejbolli.
Sipërfaqja e tërrësishme e shkollës në Sellcë është 1.518,71 m2 , në Vicë është
602,66 m2 .dhe në Llacë 720 m2. Vitin shkollorë 2012/2013 mësimin e përcollën në
përgjithësi 30 paralele , 18 paralele me mësim klasorë , 12 paralele me mësim
lëndorë.
Mësimin e përcollën në përgjithsi 573 nxënës, me gjuhë mësimorë shqipe. Shkolla
numëron gjithsejt 52 punëtorë edhe atë 42 mësimdhënës, 4 administratorë (drejtori,
ndihmës drejtor, pedagogu, sekretari) dhe 6 personel teknik.