Bashkëpunimi ndërkomunal,
rajonal dhe ndërkombëtar
Komuna e Tetovës bashkëpunon me komunat e qyteteve fqinje, autoritetet lokale në
shtetet e rajonit dhe vendet e BE. Komuna e Tetovës bashkëpunon me të gjitha komunat
në vend. Ajo është anëtare e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të
Maqedonisë të Republikës së Maqedonisë dhe ka bashkëpunim të frytshëm me komunën e
Elbasanit, komunën Kepez të Antalisë, komunën Bajram Pasha të Stambollit dhe
Lyzijesë së Francës.
Zyra për marrëdhënie
ndërkombëtare që funksion në kuadër të kabinetit të kryetares së komunës funksionon
në drejtim të kyçjes së Tetovës në rrjedhat rajonale dhe ndërkombëtare, shkëmbimin e
përvojave në organizimin dhe administrimin e qyteteve, mbrojtjen e mjedisit jetësor,
shkëmbimin kulturor, përmirësimin e infrastrukturës urbane, nxitjen e aktivitetit
ekonomik dhe prodhimit.
Aktivitetet kryesore në të cilat
do të përqendrohet kjo zyrë janë anëtarësimi i komunës së Tetovës në rrjetet
rajonale, ndërkombëtare dhe globale si dhe vendosja e marrëdhënieve të mira,
bashkëpunimi dhe realizimi i projekteve të përbashkëta me:
- Qytetet e shteteve fqinje dhe qytetet kryesore në rajon
- Qytetet e shteteve kandidate për anëtarësim në BE
- Qytetet e shteteve anëtare të BE
- Qytetet që gjenden jashtë kontinentit evropian
Kontaktoni Zyrën për marrëdhënie ndërkombëtare në: